Kreditë e buta për këtë vit do të jepen nga buxheti i shtetit dhe thirrja për aplikim pritet të bëhet nga qeveria. Lajmin e bëri të ditur nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Anisa Ruseti.
Sipas Rusetit thirrja nuk do të jetë vëtëm për ata që jetojnë në Tiranë, por për të gjithë qytetarët. Ruseti tha se: “Ne kemi përmbyllur dhënien e 1000 kredive, kryesisht për çiftet e reja dhe familjet e reja. Ndërkohë jemi duke diskutuar me qeverinë për ta rihapur këtë si program. Ndryshe nga hera e parë që ka qenë e financuar totalisht nga bashkia Tiranë me fondet e saj, kësaj radhe do të jetë qeveria, e cila do të hapë një thirrje jo vetëm për bashkinë Tiranë, por për gjithë qytetarët.
Ajo shtoi se kriteret do të janë ato që u aplikuan për çiftet e reja: “Në rastin tonë unë besoj se do të shkojë me të njëjtat kritere dhe me të njëjtat kategori përfituesish, duke qenë se kërkesat që ne kemi më shumë dhe mundësia që është më e madhe për të paguar kredinë vjen nga çiftet dhe familjet e reja”, shtoi nënkryetja e Bashkisë së Tiranës.