Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Rusia ashpërson kursin kundër mediave sociale

22:47 / December 24, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
social media rusia 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rusia akuzon YouTube dhe Twitter për bllokimin e përmbajtjes së transmetuesve shtetërorë rusë. Moska dëshiron të marrë masa kundër kësaj praktike të pretenduar.

Ekziston rreziku i bllokimit të shumë portaleve. Nga zemërimi për bllokimin e përmbajtjes së transmetuesve shtetërorë rusë, parlamenti në Moskë tani ka ndaluar “censurën” te YouTube, Twitter, Facebook dhe rrjete të tjera. Në leximin e tij të tretë dhe të fundit, Duma shtetërore miratoi një ndryshim ligjor, që i bën bllokimet e tilla një vepër penale. Ekziston rreziku i gjobitjes ose bllokimit të faqeve të internetit ose portaleve të tëra.

Autoritetet e telekomunikimit në Moskë ishin ankuar më parë rreth diskriminimit të përmbajtjes ruse në internet. Materiale të mediave shtetërore Ria Novosti ose RT janë bllokuar, thanë ato. Twitter, Facebook dhe YouTube në veçanti akuzohen për censurë.

GJEDNJ: shkelje e lirisë së shprehjes

Nisma e deputetëve tani shihet si reagim ndaj bllokimit të transmetimit të Vladimir Solovyovit në YouTube, i cili kritikohet si një “propagandist gënjeshtar” besnik i Kremlinit. Në Rusi, tashmë janë bllokuar faqe të panumërta, të cilat për shembull përhapin pozicione kritike ndaj Kremlinit – për shembull portalet kasparov.ru dhe grani.ru.

Në verë, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) e dënoi këtë praktikë si shkelje të lirisë së shprehjes dhe i kërkoi Rusisë të zhbllokojë faqet dhe të garantojë qasjen në informacion.

Kritikët kanë frikë se me ligjin e ri kundër “diskriminimit” të pozicioneve ruse, numri i faqeve të bllokuara të internetit do të rritet ndjeshëm. Sipas ligjit, Prokuroria e Përgjithshme në Moskë duhet të vendosë për sanksionet kundër rrjeteve sociale dhe platformave të Internetit në koordinim me Ministrinë e Jashtme. Ministria e Punëve të Jashtme në Moskë gjithashtu i ka akuzuar Twitter-in dhe Facebook-in në të kaluarën për “censurimin” e përmbajtjes ruse.

ashperson mediave Rusia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.