Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rusia bllokon me veto rezolutën e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

22:56 / September 30, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Keshilli i Sigurimit OKB 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rusia bllokoi me veto në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, rezolutën e propozuar nga Shqipëria dhe SHBA-ja, ku kërkohej dënimi i referendumeve të paligjshme në Ukrainë. Përmes rezolutës u bëhej thirrje të gjitha shteteve që të mos i njohin ndryshimet territoriale te bëra nga Kremlini dhe që Rusia të tërheqë trupat nga territoret ukrainase.

10 vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë, votuan pro, ndërsa Kina, Gaboni, India dhe Brazili abstenuan nga votimi. Vota e Rusisë ishte e vetmja kundër rezolutës.

Albana Dautllari, zv. ambasadore në OKB e Shqipërisë dënoi qëndrimin e Rusisë duke thënë se Rusia edhe njëherë tjetër mori peng Këshillin e Sigurimit.

“Kjo është një tjetër ditë e zezë për Këshillin e Sigurimit, për Kombet e Bashkuara dhe për botën. Edhe një herë, Rusia shpërdoroi një privilegj unik që Karta e OKB-së, pikërisht ajo që Rusia me veprimet e saj po e copëton, ua ka dhënë anëtarëve të përhershëm për të ruajtur paqen dhe sigurinë dhe për të mbështetur ligjin ndërkombëtar dhe për të mos bllokuar Këshillin kur bota ka më shumë nevojë për të”, tha Dautllari.

Ndërsa përfaqësuesi i Rusisë, Vassily Nebenzia u justifikua duke thënë se  janë të detyruar të vendosin veton, megjithëse bota njëzëri po dënon presidentin Putin dhe Rusinë.

“Ju po na shtyni vetë që ta përdorim të drejtën e vetos. Ky është një provokim i ulët. Referendumi në Ukrainë flet vetë, rezultatet  tregojnë dëshirën e qytetarëve për t’ju bashkuar Rusisë. Nuk ka kthim pas, pavarësisht rezolutës së sotme”, tha Nebenzia.

okb Rezoluta Rusia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.