Raketat ruse kanë goditur mëngjesin e kvsaj të premteje, godinat e banimit në rajonin e Odesës në Ukrainë, duke shkaktuar 17 viktima dhe duke lënduar dhjetëra të tjerë.
“Numri i të vdekurve në godinë ka arritur në 17,” tha zëdhënësi i administratës ushtarake të Odessa Sergei Bratchuk, duke shtuar se raketa u lëshua nga një aeroplan që vinte nga Deti i Zi.
Një raketë e dytë që goditi rrethin Bilhorod-Dnistrovskyi të Odesës vrau tre persona, përfshi një fëmijë dhe ka plagosur një person tjetër, sipas deklaratës së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës.