Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rusia fitoi 93 miliardë euro nga eksporti i naftës që prej fillimit të luftës

16:15 / June 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
99
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rusia fitoi 93 miliardë euro nga eksportet e karburanteve fosile gjatë 100 ditëve të para të luftës së saj në Ukrainë, tregon një raport i ri.

Bashkimi Evropian importoi 61 për qind të eksporteve të karburanteve fosile të Rusisë gjatë kësaj periudhe, sipas raportit të Qendrës për Kërkime për Energjinë dhe Ajrin e Pastër (CREA).

Të ardhurat e Rusisë nga karburantet fosile vijnë së pari nga shitja e naftës së papërpunuar, e ndjekur nga tubacionet e gazit, produktet e naftës, gazi natyror i lëngshëm (LNG) dhe qymyri.

Raporti i kësaj organizate me bazë në Finlandë, u publikua më 13 qershor, ndërsa Kievi vazhdon t’i kërkojë Perëndimit të ndërpresë të gjithë tregtinë me Rusinë me shpresën për të ndërprerë financimin e saj për luftën.

Bashkim Evropian muajin e kaluar ra dakord për një marrëveshje kompromisi që shkurton importet e naftës ruse në më shumë se dy të tretat, duke synuar naftën ruse të dërguar nga deti, ndërsa përjashton përkohësisht naftën e dorëzuar nga tubacionet.

Raporti i CREA thotë se rritja globale e çmimeve të naftës do të thotë që arkat e Kremlinit vazhduan të mbusheshin edhe pse eksportet e Rusisë ranë gjatë muajit maj.

Çmimet mesatare të eksportit të Rusisë ishin rreth 60 për qind më të larta se vitin e kaluar, duke ndihmuar të ardhurat e Rusisë nga eksporti të arrijnë nivelet më të larta, sipas CREA.

Kina, India, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Franca, janë ndër vendet që kanë rritur blerjet e këtyre lëndëve djegëse fosile nga Rusia./ Rel

nafte Rusia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.