Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Rusia fut Zelenskyn në listën e personave në kërkim, Ukraina: Dëshirojmë t’u kujtojmë se…

19:51 / May 4, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
AP24056555820907
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rusia ka hapur një çështje penale kundër Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe e ka futur atë në listën e persona në kërkim, njoftoi të shtunën Agjencia Shtetërore ruse e Lajmeve ‘TASS’. Ukraina e cilësoi njoftimin dëshmi të “dëshpërimit” të Moskës.

Agjencia ‘TASS’ njoftoi se baza e të dhënave të Ministrisë së Brendshme ruse tregonte se Volodymyr Zelensky ishte në listën e personave të kërkuar, por pa dhënë detaje të mëtejshme. Ministria e Jashtme e Ukrainës vuri në dukje se Presidenti rus Vladimir Putin ishte vetë subjekt arrestim bazuar në një urdhër-arresti të Gjykatës Penale Ndërkombëtare.

“Dëshirojmë t’u kujtojmë se ndryshe nga njoftimet e pavlera ruse, një urdhër i Gjykatës Penale Ndërkombëtare për arrestimin e diktatorit rus Vladimir Putin nën dyshimet për krime lufte është mëse i vërtetë real dhe i nënshtrohet zbatimit në 123 vende (të botës)“, thuhej në deklaratë. Kievi tha se njoftimi rus ishte “dëshmi e dëshpërimit të makinës shtetërore ruse dhe propagandës së saj, që nuk mund të mendojë ndonjë mënyrë tjetër për të tërhequr vëmendjen“.

Prej fillimit të sulmit ndaj Ukrainës në shkurt të vitit 202, Rusia ka lëshuar urdhër-arreste për një numër politikanësh si ukrainas ashtu edhe evropianë. Në muajin shkurt policia ruse futi Kryeministren estoneze Kaja Kallas, ministren e kulturës të Lituanisë dhe anëtarët e parlamentit të mëparshëm letonez në një listën e persona të kërkuar, duke i akuzuar për shkatërrimin e monumenteve të epokës sovjetike.

Moska lëshoi gjithashtu një urdhër arresti për prokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, i cili vitin e kaluar përgatiti fletarrestin për Presidentin rus Putin, nën dyshimet për krime lufte./VOA

Ministria e Jashtme e Ukrainës Volodymyr Zelensky
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.