Mëngjesin e kësaj të hëne, Rusia ka nisur një sulm me raketa në të gjithë Ukrainën, përfshirë kryeqytetin Kiev, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë dhe ujit.
Dy shpërthime u raportuan në Kiev, ndërkohë që ende nuk ka të dhëna nëse ka humbje jete dhe të lënduar. Kurse autoritetet në Kharkiv raportuan se objektiv i sulmit të fundit të Rusisë ishin objektet kritike të infrastrukturës.
Sulmet vijnë në një kohë pasi Rusia fajësoi Ukrainën për një sulm me dron në flotën e saj të Detit të Zi në Krimenë e aneksuar.