Rusia është përjashtuar nga Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, thotë se kjo gjë ka ndodhur për herë të parë në histori, duke shtuar se tashmë epoka e ndikimit rus ka mbaruar. Zelensky thekson se terroristët rusë nuk kanë vend në krye të organizatave.
“Për herë të parë në histori, Rusia u përjashtua nga Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s. Epoka e ndikimit rus ka përfunduar. Terroristët rusë nuk kanë v end në krye të organizatave të rëndësishme ndërkombëtare”, tha Zelensky.