Rusia ka shpallur tre ditë armëpushim në fabrikën e Çelikut në Ukainë për të lejuar civilët të largohen. Armëpushimi është vendosur më datë 5, 6 dhe 7 maj. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia ruse e lajmeve Interfax.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar ndihmë Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së për të shpëtuar ukrainasit e mbetur të plagosur në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol. Në një telefonatë të zhvilluar me Antonio Guterres Zelensky i kërkoi ndihmë që proçesi i evakuimit të mos ndërpritet.