Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rusia tejkalon Arabinë Saudite për furnizim të Kinës me naftë

18:28 / January 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1705855899 nafte 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Rusia e ka tejkaluar Arabinë Saudite vitin e kaluar, duke u bërë furnizuesja më e madhe me naftë e Kinës, ka raportuar agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar të dhënat kineze për import.

Rusia besohet se ka dërguar sasi të barasvlefshme me 2.1 milionë fuçi naftë në ditë.

Arabia Saudite, furnizuesja kryesore e Kinës për naftë, ka dërguar 86 milionë tonë, 2 për qind rënie në krahasim me vitin paraprak.Kina është importuesja më e madhe e naftës në botë, duke i tejkaluar edhe Shtetet e Bashkuara më 2017.

Sanksionet e Perëndimit të vendosura ndaj Rusisë, për luftën e nisur në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, kanë çrregulluar për një kohë tregtinë globale, përfshirë dërgesat e lëndëve djegëse të papërpunuara.

Evropa, blerësja më e madhe e naftës ruse, para luftës, u ka vënë ndalesë lëndëve djegëse ruse të papërpunuara, dhe bashkë me Shtetet e Bashkuara kanë vendosur çmime tavan në naftën ruse që është bartur duke shfrytëzuar shërbimet evropiane apo amerikane, siç është sigurimi gjatë udhëtimit.

Çmimi tavan është menduar për të mbajtur naftën ruse jashtë tregjeve globale dhe për të parandaluar një rritje çmimesh.

Eksportet e naftës përbëjnë më shumë se 30 për qind të të hyrave federale në Rusi.Pas ndalesës së vënë të Perëndimit në naftë, India dhe Kina kanë shprehur gatishmëri për ta blerë naftën që Rusia, më pas, e ka shitur me çmim më të lirë.

Rusia dhe Arabia Saudite janë në vendin e dytë dhe tretë, respektivisht, për prodhim të naftës në botë, pas Shteteve të Bashkuara./ REL

Kina nafte Rusia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.