Ramzan Kadyrov, udhëheqësi pro-Kremlinit i rajonit rus të Çeçenisë ka thënë se mbështet vendimin për tërheqjen e trupave ruse në rajonin e Kherson.
Kadyrov, i cili ka kritikuar shpesh ministrinë dhe udhëheqjen e operacionit, tha se gjenerali Sergej Surovikin “kishte shpëtuar një mijë ushtarë që ishin në rrethim”.
“Pasi peshoi të gjitha të mirat dhe të këqijat, gjenerali Surovikin bëri një zgjedhje të vështirë, por të drejtë midis sakrificave të pakuptimta për hir të deklaratave me zë të lartë dhe shpëtimit të jetëve të paçmuara të ushtarëve”, ka thënë ai.
“Nuk ka nevojë të flasim për “dorëzimin” e Khersonit. “Dorëzim” do të thotë së bashku me luftëtarët. Dhe Surovikin mbron ushtarët dhe merr një pozicion strategjik më të favorshëm, të përshtatshëm dhe të sigurtë.
Të gjithë e dinin që në ditët e para të operacionit special se Kherson ishte një territor luftarak i vështirë. Ushtarët e njësive të mia gjithashtu raportuan se ishte shumë e vështirë të luftosh në këtë zonë”, shtoi gjenerali çeçen.