Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rutina e mëngjesit të 5 njerëzve më të suksesshëm në botë

19:00 / May 8, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
obama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Hulumtime të ndryshme shkencore tregojnë se disa njerëz punojnë më mirë nëse zgjohen herët në mëngjes, ndërsa disa të tjerë ia dalin të jenë më produktivë vetëm nëse punojnë natën deri vonë.

Qoftë nëse zgjoheni herët apo vonë, ju sigurisht keni ritualet tuaja të vogla. Disa njerëz kanë nevojë për kafe në mëngjes, ndërsa disa të tjerë preferojnë të shkojnë të bëjnë vrap apo fizkulturë mëngjesi para se të nisin aktivitetet e tjera .

Sleepypeople.com ka mbledhur informacione prej njerëzve më të suksesshëm në historinë e botës, për të zbuluar nëse ka ndonjë sekret për të arritur sukses duke u bazuar në gjërat që ata i kanë bërë sapo janë zgjuar.

Steve Jobs -bashkë-themelues i Apple

Vlera neto: $11 miliardë deri pas vdekjes më 2011

Rutina e mëngjesit: Çdo mëngjes, Jobs do shihej në pasqyrë dhe do e pyeste veten, “Nëse sot do të ishte dita e fundit e jetës sime, a do të isha i lumtur me atë që do ta bëj sot?”. Nëse ai përgjigjej “jo” disa herë për disa ditë rresht, atëherë ai e dinte se diçka duhet të ndryshonte.

Mark Zuckerberg -bashkëthemelues i Facebook

Vlera neto: $35.7 miliardë në vitin 2015

Rutina e mëngjesit: Zuckerberg njihet mjaft mirë për veshjen e njëjtë çdo ditë, pasi kishte thënë se kjo i jep atij mundësi për të marrë një vendim më pak. Ai e fillon ditën me pak gjumë, shpesh duke qëndruar deri në 6 të mëngjesit duke folur me programuesit në internet.

Winston Churchill

Rutina e mëngjesit: Churchill zgjohej në ora 7:30 të mëngjesit, por qëndronte në shtrat deri në ora 11 duke ngrënë mëngjes, duke lexuar gazetën.

Barack Obama

Vlera neto: $6.9 milionë në vitin 2015

Rutina e mëngjesit: Obama mban një rutinë strikte të stërvitjeve në mëngjes në ora 6:45, para se të hajë mëngjesin me familjen e tij dhe të ndihmojë bijat e tij për t’u bërë gati për shkollë.

Bill Gates

Vlera neto: $79.2 miliardë në vitin 2015

Rutina e mëngjesit: Gates është i njohur si një ‘avokat’ i shëndetit të mirë dhe kalon një orë duke vrapuar në pajisjen për vrapim/TCH.

bote Rutina suksesshm tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.