Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sa para u shpenzuan në zgjedhje? PD ende s’ka treguar paratë e La Civita

20:18 / August 30, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zgjedhje 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me certifikim e rezultatit final të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit, partitë politike duhet të depozitojnë pranë KQZ-së deklarimin e shpenzimeve në fushatë. Interesi më i madh është të paratë e shpenzuara nga socialistët dhe demokratët, si dy forcat kryesore politike në vend.

Mes parave të shpenzuara nga demokratët janë edhe ato për lobistin Chirs LaCivita, për faturën e të cilit Sali Berisha gjithmonë është treguar i rezervuar për të treguar se sa para i dha magjistarit elektoral që nuk e riktheu në pushtet. Por, mesa duket fatura do të vijojë të jetë mister edhe për pak kohë. Në analizën financiare të deklarimeve të kandidatëve të listës së Partisë Socialistë rezulton që mes emrave me më shumë para të shpenzuara është Olsi Komiçi. Ai pranon se ka shpenzuar mbi 25 mijë euro në fushatë.

Kandidatja më e votuar e qarkut Elbasan, socialistja Sara Mila ka deklaruar 9 mijë euro, ndërsa Vlora rezulton të jetë qarku ku socialistët që garonin në listë të hapur, janë investuar më shumë me burime financiare. Ardit Bido raporton rreth 20 mijë euro, ndërsa Damian Gjiknuri 10 mijë euro. Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja si drejtues politik i Lezhës, ka shpenzuar vetëm 3 mijë euro.

Në radhët e demokratëve më shumë para rezulton të ketë hedhur për fushatë Gjin Gjoni, në total 10 mijë euro, pasuar nga Belind Këlliçi, i cili ndonëse në listë të sigurt, nuk është treguar i kursyer në fushatë pasi rezulton që të ketë shpenzuar rreth 8 mijë euro, pjesën më të madhe e ka donacion. Më modest në shifra janë treguar Jozefina Topalli dhe Agron Gjekmarkaj, me 1 mijë e 500 euro. Sali Berisha deklaron zero shpenzime, pasi për të ka hapur thesin partia, njëjtë si Edi Paloka e Flamur Noka, ndërsa në kampin rozë mes emrave me zero para figurojnë Endrit Brahimllari dhe Zegjine Çaushi. Për Edi Ramën nuk ka ende asnjë dokument të pasqyruar. /TCH/

11 maj fushata para PD zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.