29 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19 nga 561 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 16 në Tiranë, 4 në Sarandë, 2 në Kamëz, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Kurbin, Fier, Roskovec, Lushnje, Vlorë, Gjirokastër.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë.
Janë shëruar 38 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,393 që nga fillimi i epidemisë.