Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Sa vende të lira pune ka në Shqipëri?Lista me profesionet më të kërkuara

15:48 / November 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
profesionet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ndër problematikat kryesore që po hasin aktualisht bizneset shqiptare në vend është mungesa e fuqisë punëtore për shkak të emigracionit të të rinjve drejt tregjeve evropiane të punës si dhe pretendimet për paga më të larta duke qene se prej afro një viti kostot e jetesës janë shtrenjtuar ndjeshëm. Por sa vende të lira pune ka aktualisht në Shqipëri? Duke iu referuar të dhënave të Agjencisë Kombëtare për Punësim dhe Aftësi si i vetmi kanal zyrtar për bizneset ku publikohen pozicionet vakante, rezulton se janë 6588 oferta punësimi të shtrira në të gjithë vendin, si në sektorin privat ashtu edhe në sektorin publik.

Ajo që vihet re është se gama e kërkesës është e gjithanshme sa i takon formimit që duhet të kenë kandidatët, që nga ai elementar deri tek diplomë e shkollës së lartë, master apo doktoraturë.

Kështu vihet re se kërkohen mësues për degë të ndryshme në ciklin 9 vjeçar dhe gjimnaz, farmacistë, laborantë dentarë, inxhinierë ndërtimi, menaxherë, arkëtar, ekonomistë, specialistë marketingu, etj

Ndër profesionet elementare apo zanatet kërkohen lavazhierë, marangozë, sanitarë, makinistë, kamarierë, rrobaqepës, punëtorë krahu, banakierë, kuzhinierë, punëtorë ambalazhimi, punonjës duro-alumini, mekanikë, shoferë, shitës, fermerë, mobilierë, etj

Këtë vit qeveria ndërmori një reformë për rritjen e pagave në sektorin publik me synimin që vitin ardhshëm paga mesatare në administratë të arrijë në nivelin 900 euro, ndërsa ka ndërmarrë edhe një fushatë sensibilizimi në sektorin privat me qëllim ofrimin e pagesave më të mira për punonjësit.

profesione Pune
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Mbi 20 mijë vizitorë vizituan sitet kulturore gjatë janarit

11:11 / February 7, 2026

Media franceze “Ulysse News”: Udhëtim në Shqipëri, nga gjiret magjike, në qytetet e gurta dhe shtigjet e qeta malore

09:10 / February 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.