U tha se Young Zerka dhe Ronela Hajati i kanë dhënë fund lidhjes. Dyshja nuk e ndiqte më njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe madje në një intervistë për ‘Prive’, Zerka tha se mes tyre nuk kishte më asgjë. Por në intervista të dhëna së fundmi ai bëri lëmsh rrjetin duke treguar se ata vazhdonin bashkë. Lidhur me këto lajme Ronela nuk ka reaguar fare. E ftuar së fundmi në emisionin “Mos i fol shoferit” në rubrikën me Gracianon, ajo është pyetur për lidhjen me Zerkën.
“Sa vite u bëre me Young Zerkën ti?”, e pyet Graciano. “Kemi 48 vjet bashkë, një jetë”, ka thënë ajo duke qeshur, ndërkohë që Graciano e pyet se nëse i është mërzitur seksi me të. “Mbas 48 vitesh si pleq që jemi mundohemi të sjellim risi, të kopjojmë këta të rinjtë”, tha Ronela duke shkaktuar të qeshura.
Postime te ngjashme
Add A Comment