Pavarësisht se nuk niset si favorite në letër, kuqezinjtë janë gati për të bërë surprizën e madhe në Euro 2024. Skuadra e teknikut Sylvinho vlen jo pak edhe në shifra. Në mesin e 21-skuadrave të kualifikuara deri më tani, kombëtarja jonë gjendet në vendin e 20. Duke iu referuar grumbullimit të fundit, për dy duelet ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe, vlera në treg e lojtarëve kuqezi kap shifrën e 81.7 milionë Eurove.
Kombëtarja shqiptare lë pas përfaqësuesen e Rumanisë, që në treg vlen rreth 10 milionë euro më pak se kuqezinjtë. Në listën e vlerave mungojnë emra të rëndësishëm si, Armando Broja dhe Marash Kumbulla, të cilët pritet të jenë pjesë e kombëtares kuqezi gjatë turneut gjerman.
Duke iu shtuar vlerën e kartonat të tyre, vlera e kombëtares në treg do të kapte shifrën e rreth 120 milionë Eurove, për tu afruar me kombëtare si ajo e Republikës Çeke dhe Sllovenisë. Dy kombëtaret tejkalojnë shifrën e mbi 1 miliard eurove në treg, teksa Gjermania, kombëtarja pritëse vlen 665 milionë Euro.