Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Sadiku: Sylvinho më telefonoi direkt, kam besim për Evropianin

12:29 / June 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Armando Sadiku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sulmuesi Armando Sadiku u rikthye në Kombëtare dhe në konferencën për shtyp para mediave ai u shpreh shumë i lumtur dhe shtoi se shanset për Europian janë të shumta.

Rikthimi në Kombëtare? E prisja që do të më thërriste. Që kur u emërua më ka telefonuar dhe kemi folur. Jam shumë i lumtur sepse e prisja prej kohësh.

Përshtypja e parë? Ka çuna të rinj. Disa i njoh por ka edhe të rinj megjithëse edhe këta i njoh. Kualiteti është i madh dhe jemi të gjithë bashkë për një qëllim dhe jam shumë i kënaqur që do të jap kontributin tim në Kombëtare.

E ardhmja? Te Kartagjena kisha 1 vit kontratë. Ata më propozuan të njëjtën kontratë siç e kisha pasi janë kënaqur. U kam kërkuar kohë pasi erdha në Kombëtare dhe pasi të përfundoj këtu, do të vendos. Po shoh sepse kam edhe oferta të tjera dhe në fund do të vendos.

Mesfusha? Kemi shumë kualitet. Të shohësh se ku luajnë të gjithë, është privilegj. Nuk i kemi pasur ndonjëherë. Ne duhet të jemi të vëmendshëm në çdo aksion që topat që na vijnë, t’i shënojmë. Moldavia është ekip i fortë dhe do të rrijë në mbrojtje por të mundohemi të shfrytëzojmë rastet sepse e di që do të na furnizojë mesfusha.

Europiani? Jam shumë i bindur dhe kam besim. Nuk ka ekipe të dobëta por grupi na lejon ta arrijmë qëllimin. Nëse kemi edhe mbështetjen e tifozëve dhe me Moldavinë e nisim me këmbën e mbarë, e arrijmë qëllimin dhe shpresoj ta arrijmë e të jem sërish protagonist.

Simbol i Kombëtares? Jam i lumtur dhe e kam vlerësuar Silvinjon pasi më thirri direkt pas firmës. Më ka treguar se do të jem i rëndësishëm në ekip dhe do të jem në dispozicion në çdo moment që do të ketë nevojë për mua. Shpresoj ta shpërblej në fushë vlerësimin që ka për mua.

Tifozët? Pa ta nuk do të shkonim. Gjithmonë jepnim 100% por pa mbështetjen e tyre dhe pritjen që na bënin, nuk e arrinim. I bëj thirrje të gjithëve që të na mbështesin sepse kemi nevojë dhe ua shpërblejmë në fushë dhe fitojmë. Shpresoj të kthejmë atmosferën e 2016.

Armando Sadiku
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Momenti më i komentuar në rrjetet sociale, boksierit i bie parukja gjatë ndeshjes

15:59 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.