Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Saga e rinumërimit nis nesër, ku rrezikohen mandatet dhe fituesit?

09:30 / June 16, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1749633141 112001
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Duke filluar nga e marta në mëngjes, në stadiumin “Fahrie Hoti”, do të rinumërohet gati 43 % e votave të 11 majit, ose 2234 qendra votimi.

Të parat që do të hapen do të jenë 97 kuti votimit (së bashku me kutitë të materialeve zgjedhore) të bashkive Peqin dhe Gramsh.

Më pas do të numërohet të gjitha fletët e votimit të qarkut Tiranë (1282 të tilla), dhe pastaj të gjitha kutitë e qarkut Fier (580). Në fund do të numërohen 275 kuti të qarkut Durrës, ku përfshihen edhe disa kuti materialesh zgjedhore dhe të gjitha kutitë e diasporës që kanë ardhur në qarkun Fier.

A mund të ndryshojë diçka? Cilat janë diferencat?

FIER

Në Fier, Koalicioni “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapajt e humbi mandatin për rreth 500 vota. Nëse rinumërimi gjen kaq vota në favor të partisë së re, atëherë Azmer Duleviç bëhet deputet, dhe nga Partia Socialiste humbet një mandat dhe ajo që ngel jashtë është Zegjine Çaushi. PD nuk rrezikon asgjë nga rinumërimi

TIRANË

Në qarkun Tiranë, i vetmi mandat që mund të vihet në dyshim, është deputeti i dytë i partisë “Mundësia”, i cili nëse e humbet i kalon PD-së, dhe bëhet me 14 deputetë. Që kjo të ndodhë, duhet që nga rinumërimi i votave, të dalin 1200 vota në favor të PD-së. Nëse gjenden, në parlament nuk hyn Erald Kapri, por Ilir Alimehmeti.

Kandidatët

Diferenca më e ngushtë e kandidatëve demokratë në Tiranë, është ajo e Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit. Deputetja aktuale ka një avantazh prej 2400 votash, që zor se thyhet.

Mes socialistëve, diferenca më e ngushtë dhe me risk për tu përmbysur, është ajo mes Olta Xhackës dhe Blerina Gjylamentit. Ish-ministrja ka një avantazh të lehtë prej 140 votash.

Nga ana tjetër, Xhemal Qefalia është 500 vota larg Ornaldo Rakipit, i cili doli fitues.

DURRËS

Në Durrës, Aulon Kalaja po zhvillon një betejë kundër ish prokurorit Arjan Ndoja. Ky i fundit rezulton fitues me gati 1000 vota diferencë, e cila zor se mund të përmbyset në kushtet kur PD nuk ka kërkuar rinumërim të plotë të qarkut, por një pjesë të tij.

Procesi i rinumërimit mund të zgjasë 1 muaj. Sa i takon qarkut të Elbasanit. Kutitë e hapura në Peqin dhe Gramsh nuk pritet të ndikojnë në rezultat, por vetëm t’i ofrojnë PD-së prova për atë që e quan masakër zgjedhore. 

mandatet neser rinumerimit saga votave
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri për shërbimin e jashtëm, Spiropali: Reformim i thellë i shërbimit të jashtëm, i përgjigjet nevojave të integrimit europian

13:48 / February 9, 2026

Përfundimi i mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS, Rama: Tre konkluzione pas mosvendimit të GJK për pezullimin e Ballukut

12:02 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:37 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.