Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Saga e vrasjeve dhe hakmarrja, si ra në pranga Safet Bajri

16:16 / February 21, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
wmremove transformed 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të premte në Shkodër u arrestua Safet Bajri, një emër i njohur i botës së krimit dhe i akuzuar për grup kriminal. Arrestimi vjen vetëm tri ditë pasi forcat speciale RENEA ushtruan kontrolle në disa banesa, në zonën e Dobraçit, që njihet si lagjja e fisit Bajri, mes të cilave edhe në banesën e Safet Bajrit.

Ai akuzohet për trafik droge e prostitucion nga Gjykata e Brukselit. Për këto akuza ai është dënuar nga Apeli në Bruksel me 9 vite burgim. Ndërsa në Shqipëri, Safet Bajri akuzohet për trafik droge, vrasje, gjobëvënie e shantazh. Safet Bajri i njohur edhe si “i forti” i Shkodrës, po hetohet nga drejtësia shqiptare edhe për masakrën e Dobraçit, më 30 tetor 2024, ku u vranë Hamza Lici dhe Arlind Bushati, ndërsa breshëria e plumbave ju mori jetën edhe dy kalimtarëve, burrë e grua, Bashkim e Flutura Basha.

Një tjetër ngjarje kriminale për të cilën po hetohet Safet Bajri dhe anëtarë të tjerë të grupit “Bajri” është edhe përplasja me armë zjarri në Bushat të Shkodrës më 23 gusht 2024. Disa anëtarë të grupit Bajri, një pjesë e të cilëve të identifikuar nga SPAK, të armatosur deri në dhëmbë dhe me makina të blinduara, kishin organizuar gjithçka për të vrarë rivalin e tyre, Aleksandër Prendin, dhe familjarët e tij. Ky i fundit ju përgjigj grupit me plumba dhe nga përplasja me armë zjarri nuk pati viktima apo të plagosur.

Safet Bajri dyshohet se bashkëpunoi me Asmer Bilali për vrasjen në vitin 2018 të Fatbardh Licit, kunati i Lulzim Kullës, ky i fundit një emër tjetër i njohur i botës së krimit. Fiset Bajri dhe Lici, të njohur në qytetin e Shkodrës, kanë një historik të përgjakshëm përplasjesh, me një sagë të gjatë vrasjes mes të dy grupeve kriminale.

Policia Safet Bajri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.