Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Saimir Kodra padit Egla Cenon për akuzat e ngacmimit seksual, vëllai i aktores: Çështja është serioze, duhet t’i shkohet deri në fund

11:13 / March 20, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vellai i egles
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Saimir Kodra ka paralajmëruar padi penale ndaj Egla Cenos, pasi kjo e fundit i ka bërë një akuzë të fortë, duke pretenduar se ai rreth 24 vite më parë i ka kërkuar favore seksuale për një vend pune në Top Albania Radio. Beso Ceno, vëllai i aktores është shprehur se nuk ka shumë dijeni në lidhje me çështjen, por tha se do ta mbështeste motrën e tij në këtë kauzë. Ai tha se është çështje shumë e rëndësishme dhe se duhet t’i shkohet deri në fund.

“Nuk isha në dijeni. Kam parë shumë pak video sepse kam qenë i zënë. Personalisht jam një djalë që jam larguar herët nga Shqipëria, rritur me mentalitet europian, por i ngelur në kohë me jetën shqiptare. Jam disi tradicional, mbase më shumë se rinia e kohës time. Mbështes shumë kauzat e femrave. Nga Egla kam mësuar shumë. Nuk di të them shumë, sepse duhet të kesh informacion. Ajo do të ketë përkrahjen time. Është serioze t’i shkojmë deri në fund, sepse nuk janë gjëra që ndodhin vetëm në Shqipëri, por në mbarë botën”, tha ai.

Mbrëmë Prime, aktorja Egla Ceno u përball me rrëfimin e saj për ngacmimet seksuale. Ajo ka marrë edhe një reagim nga Saimir Kodra, i cili tha se do të përballet me drejtësinë, kurse Ceno nënvizoi që ajo mban përgjegjësi për ato që ka thënë. Ceno pretendon se Kodra i kishte kërkuar favore seksuale në këmbim të punësimit në zyrat e Top Albanian Radio, atëherë kur ajo ishte duke kërkuar punë.

Kodra në video e quajti Cenon një “aktore të dobët” dhe sfidoi deklaratat e saj, duke i kërkuar asaj të paraqesë prova në gjykatë. “Nëse ka prova, le të shkojmë në gjyq”, tha Kodra në mesazhin e tij, duke shtuar se do të lërë çështjen në duart e drejtësisë. Nga ana e saj, Egla Ceno është duke u përgatitur për të mbështetur akuzat e saj, pavarësisht se ngjarja ka ndodhur dekada më parë dhe në një kohë kur nuk kishte regjistrime video që mund të përdoren si prova.

Aktorja vuri në dukje mungesën e dokumentacionit të incizimit të ngjarjes, por u shpreh e vendosur të përçojë në gjykatë kushtëzimin seksual që ajo thotë se i është bërë. Ky rast ka ngjallur diskutime të shumta në publik, me shumë njerëz që po i japin mbështetje Cenos dhe të tjerë që janë skeptikë për pretendimet pas kaq shumë vitesh.

Egla Ceno SAIMIR KODRA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.