Gjykata e Apelit e Krimeve të Rënda jep sot vendimin për ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, një javë nga komunikimi i akuzave ndaj tij.
Më 28 shkurt Prokuroria për Krime të rënda mbylli hetimet dhe çoi dosjen në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.
Vetë ish-ministri i Brendshëm do të shprehej se ishte një proces politik dhe i komanduar. “Prokuroria e komanduar siç e nisi ashtu e bitisi këtë histori. Kjo historia ime lindi si një proces politik dhe kur them i komanduar kam parasysh politikën, krimin dhe drejtësinë, që janë aq bashkë saç është dhe Ati, Biri dhe Shpirti i Shenjtë, kështu që nuk janë ndarë ende dhe unë po e shoh”, do të shprehej Tahiri.