Orët e pritjes duket se kanë qenë vërtet siklet për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Para kamerave, ndonëse u përpoq ta fshihte, pas daljes nga Gjykata e Krimeve të Rënda, Tahiri u shfaq i djersitur, aq sa djersa kishte depërtuar edhe mbi xhaketë. Ish-ministri i Brendshëm u dënua me 3 vite shërbim prove, ndërsa u shpall fajtor vetëm për shpërdorim detyre.
Ndërsa gjatë dhënies së vendimit, Tahiri ka mbajtur të dy duart të bashkuara, ndonëse sipas tij, ky veprim ka qenë i pavullnetshëm dhe nuk ka qenë duke u lutur.