Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Sali Berisha mbetet në izolim

20:44 / November 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese lë në izolim Kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha në prag të zgjedhjeve parlamentare. Përsa kohë që gjyqtarët vendosën që masa detyrim paraqitje është e ligjshme, atëhere mozbatimi i saj nga ana e Sali Berishës lë në fuqi masën e arrestit në shtëpi.

Në Gjykatën Kushtetuese ka mbërritur tashmë padia e dytë e Sali Berishës për shpalljen të paligjshëm të arrestit në shtëpi.

Nga ana tjeter ekipi i avokatëve të Berishës i është drejtuar edhe gjykatës së Strasburgut. Betejën e fundit për tu liruar në prag të zgjedhjeve parlamentare kryetari i PD Sali Berisha do ta bëjë në shkallën e parë ku do të kërkojë heqjen e arrestit shtepiak pasi hetimi ndaj tij ka përfunduar dhe çështja është në gjykatë.

Në tetorin e vitit të kaluar Gjykata e Posacme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit vendosi ndaj Sali Berishës masën detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

Kryetari i PD vendosi të mos e zbatojë këtë masë pasi sipas tij, SPAK duhet më parë të merrte autorizimin e parlamentit për ti kufizuar lirinë një deputeti. Për moszbatimin e masës së sigurisë gjykata në 30 dhjetor vendosi ndaj Sali Berishës masën e arrestit në shtëpi.

Sali berisha është marrë i pandehur nga SPAK me akuzën e korrupsionit në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, privatizim nga i cili ka përfituar dhëndri i tij Jamarbër Malltezi.

Berisha vendim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.