Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Sali Berisha mbyll protestën: Betohemi mbi këtë flamur se votën e vjedhur nuk ta falim, BE-ja të mos na ndëshkojë prej Ramës

21:30 / July 7, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sali Berisha: Ke shkelmuar sakrificën e dhjetëra mijëra shqiptarëve që ranë kundër diktaturës komuniste. Ke shkelmuar ëndrrën e rinisë studentore të viteve 90 që dolën në këtë shesh kundër regjimit. Të gjitha këto unë kam një fjalë, Edi Rama, jemi sot këtu për tu betuar për këtë flamur të kombit se votën kurrë nuk ta falim. Pushteti mbi votë të vjedhur kurrë nuk ta njohim. Harrojë, mos luaj me votën sepse jemi të vendosur të mos pranojmë kurrë, të bëjmë çdo sakrificë. Të votojmë me dinjitet, të votojmë të lirë. Jam këtu për ti garantuar shqiptarëve se fjala e lirë do të jetë motoja jonë e beteja jonë dhe ata që guxojnë ta prekin do të mjerohen. Në këtë shesh, disa oratorë të cilësuan hajdut por e vërteta është se nuk do të doja kurrë nga kjo platformë të flisja për hajdutë, por më thuaj çfarë mund të them unë ty kur sarajet e Surrelit i ke ndërtuar kur ke pasur vetëm 4 mijë euro. Një herë the se janë para emigracioni. Këto janë vetëm kafetë sepse ti me firmat tua nuk i ke gjë dhjetëshet, por me qindra milionë. Edi Rama me firmat që ke vendosur që shkojnë 420 milion euro, keni përvetësuar deri më tani 120 milionë euro. Këto ditë doli se nga 60 milionë eurot e vëna në djegësat e Tiranës s’janë bërë asgjë. Skandali i djegësave është shumë i madh por aq i madh është edhe skandali i vjedhjeve në ndërtim. Pasuritë jua kanë grabitur dhe jua grabisin qeveritarët. Nga ky shesh në emër të qytetarëve bëj thirrje, Boll volle, ik. Miqtë e mi, Shqipëria është në rrezik, sepse në rrezik është e ardhmja e saj. Një komb i rritur në emigracion është një komb pa rini pa të ardhme. Edi Rama, ka një urrejtje gjenetike ndaj shqiptarëve sepse i përket atij soj që vriste qytetarët shqiptarë. Do i presim atij biletën dhe ky është vetëm fillimi i marzhit tonë të lirisë. Këtë javë shpresojmë që BE-ja të vendosë hapjen e negociatave dhe i bëj thirrje të mos ndëshkojnë shqiptarët prej Ramës i cili nuk i do këto negociata. Të dashur qytetarë, politika e jashtme nuk është çështje e mitingjeve dhe e protestave. Populli do ti thotë jo Ballkanit të Hapur, do ti thotë po proçesit të Berlinit e rrugës drejt Europës. Secili nga ju mund të shtrojë pyetjen pse u mblodhëm në piskun e vapës së korrikut, e vërteta është se u mblodhëm këtu për tu çuar mesazh shumicës së heshtur të shqiptarëve, ngrihuni e bashkohuni. Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për dashurinë tonë. E duam Shqipërinë të bukurën e dheut, si Shqipëria vend nuk ka.

Berisha betim Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.