Ditën e djeshme, Ervin Salianji tha se tërhiqej nga postet në parti pasi numërimi i votave të anëtarëve të Këshillit Kombëtar e nxori atë jofitues. Sali Lushaj, ish-truproja e Sali Berishës dhe një nga mbështetësit më të zjarrtë të Partisë Demokratike, ka dalë në krah të Ervin Salianjit, pas tërheqjes së tij nga funksionet në PD. Në një koment në faqen zyrtare të Salianjit në rrjetet sociale, Lushaj shkruan se Salianji ishte zëri më i fortë i PD kundër pushtetit të socialistëve.
“I Nderuar Zoti Salianji ! Me keqardhje të madhe e trishtim partiak për mua është largimi juaj. Ky është një vendim i marrë tashme nga ana juaj ku duhet ta pranoj cilido. Por gjatëe kësaj kohe askush më shume se ju, përveç Sali Berishës nuk e është dëgjuar as në parlament e në asnjë vend ku ka patur nevoje PARTIA DEMOKRATIKE.. Ke qene zëri më i fuqishëm përballe një pushteti ku ti me kurajon tende i çorre maskën këtij pusht pushteti. Askush nuk e mundi të e beje me fuqishëm se ju opozitën përballe këtyre do keni mbështetjen tonë të fuqishëm. Respekte”, shkruan Sali Lushaj.