Ish-deputeti Ervin Salianji ka paditur median e cila ka publikuar lajmin se ky i fundit ka një vëlla të dënuar në Itali dhe me emër të ndryshuar,
Gazetari investigativ Artan Hoxha e pyeti Salianjin për vërtetësinë e këtij lajmi si edhe pse pikërisht i erdhi tani kjo goditje. Ish-deputeti e mohoi kategorikisht lajmin dhe e ka quajtur të gjithën një shpifje. Ai shprehet se është hera e parë që ka marrë një vendim për të bërë një padi për një media.
Pjesë nga biseda:
Artan Hoxha tha gjatë përballjes në studio: “Vëllai juaj është i dënuar në Gjermani dhe Itali, sipas mediave. Jam informuar se keni bërë një padi ndaj mediave që e publikuan lajmin, se ka një gjë tjetër, pse tani ju u goditët”?
Salianji iu përgjigj se: “Kjo është një shpifje, sa herë unë denoncoj dalin gjëra të pavërteta për mua. Nuk ka asnjë dënim në Itali. Nuk kam asnjë të dënuar në familjen time. Kam bërë padi në Gjykatë, për atë media që e nxorri lajmin e para”.