Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Salianji pas artikullit të ‘The Sun’: Rama nuk po bën asgjë për të parandaluar shpopullimin dhe trafikimin e qytetarëve

16:40 / August 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ervin salianji
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka reaguar sërish në lidhje me shpopullimin e shqiptarëve.

Salianji ka folur për mediat britanike lidhur me problemin që është krijuar në ishull me numrin e lartë të të rinjve shqiptarë që kalojnë kanalin e “La Manshit” me gomone dhe bëhen më pas azilkërkues në vend.

Prestigjiozja “The Sun” ka vizituar Tiranën, pasi një raport i Inteligjencës britanike zbuloi se 40% e emigrantëve që kalojnë aktualisht ilegalisht në Angli janë nga Shqipëria.

“Nuk është befasi që kaq shumë njerëz po shpërngulen në Britani pasi kjo ka vazhduar për një kohë të gjatë. Ajo që është befasuese është se sa pak po bën qeveria për këtë”, ka thënë Salianji kur i është kërkuar një koment mbi çështjen në fjalë.

Ndërkohë, teksa ka shpërndarë faqen e gazetës britanike në ‘Facebook’, deputeti demokrat shkruan se “qeveria turpi i Shqipërisë  nëpër botë!”. Sipas, Salianjit “përveç qeverisë të gjithë janë të shqetësuar për emigracionin masiv, shpopullimin dhe trafikimin e qytetarëve”.

“Sipas raporteve zyrtare të qeverisë Britanike, katër nga dhjetë emigrantë që kalojnë ilegalisht kufirin në Angli janë shqiptarë!  Pavarësisht shqetësimit masiv të institucioneve dhe mediave në Britani, qeveria shqiptare nuk bën asnjë reagim publik, asnjë informacion, asnjë mesazh sensibilizues, aq më pak asnjë masë apo veprim për të parandaluar jo vetëm emigrimin por dhe riskun serioz për kthimin e emigrantëve në pre të rrjeteve te krimit të organizuar!”, shkruan Salianji.

salianji

ervin salianji Rama shpopullimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.