Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji në një dalje për mediat tha se niveli i lartë i kriminalitetit të treguar në raportin e DASH dhe një ditë më parë në atë të Europol është arsyeja pse parlamenti holandez ka kërkuar rikthimin e vizave.
“Prej këtij treguesi të lartë të nivelit të kriminalitetit me mbështetje shtetërore në Shqipëri, Parlamenti Holandez votoi propozimin për rikthimin e vizave. Për shkak të projektit politik të Edi Ramës qytetarëve shqiptarë po ju rrezikohet lëvizja e lirë, për shkak të bashkëpunimit me krimin Shqipëria ka 6 vite që nuk avancon por bën hapa pas në rrugën drejt BE. Gjendja reale e kriminalitetit, e krijuar për shkak të bashkëpunimit të krimit me qeverinë po jau nxin faqen shqiptarëve, të cilët nuk e meritojnë që për interesat kriminale të qeverisë, të shihen si delja e zezë në Evropë”, tha Salianji.
Sipas tij “politika e Ramës është kërbaç për qytetarët dhe lëpirje për krimin. Shifrat e tmerrshme të nxjerra nga gjykatat tregojnë se shteti i Ramës dënon brenda dy vitesh 2156 familjarë për pamundësine e pagesës së energjisë elektrike, 8 prej të cilëve në moshë të mitur, mijëra të tjerë për suvatime oborresh apo ndërtime stallash dhe nuk ka asnjë grup të strukturuar kriminal të dënuar”.
Opozita, tha ai, do ti japë fund shtetit personal të Ramës dhe bandave të tij.