Pas takimit të strukturave të PD në Gjirokastër, ish
deputeti Ervin Salianji deklaroi se PD është gati për zgjedhje të parakohshme
lokale dhe të përgjithshme, por jo pa bërë më parë reformën zgjedhore.
“Partia Demokratike është e gatshme të shkojë në zgjedhje të parakohshme lokale
dhe të përgjithshme njëkohësisht, por jo pa u bërë më parë reforma zgjedhore”,
theksoi Salianji.
Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji deklaroi se ata nuk janë
tërhequr nga idea e qeverisë tranzitore pa Ramën kryeministër.
Ervin Salianji tha se: “Jemi në një situatë
shumë të favorshme politike për të shkuar në zgjedhjet e parakohshme, lokale
dhe të përgjithshme njëkohësisht. Zgjedhjet e parakohshme nuk do të bëhen pa
reformën zgjedhore. Reforma zgjedhore bëhet në një moment shumë të shpejtë. Ne
nuk kemi ndryshuar qëndrim për largimin e Ramës dhe për qeveri tranzitore.
Lajmi është që po ka ndryshim edhe në këtë drejtim”.
Postime te ngjashme
Add A Comment