Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Sallata e panxharit ideale për ata që vuajnë nga anemia dhe tensioni i lartë

15:16 / November 21, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sallata
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Panxhari është një nga perimet më të shëndetshme të nëntokës.

Ngjyra e kuqe e tij pasuron gatimet e kuzhinës shqiptare ndërkohë që vlerat shëndetësore e bëjnë panxharin një aleat të vërtetë të njeriut.

Kjo perime fantastike ka efekte të mëdha në trajtimin e problemeve të shëndetit.

Panxhari, ashtu si edhe kjo sallatë që AgroËeb.org ju sugjeron më poshtë ndihmon me tensionin e lartë të gjakut, aneminë, tretjen, konstipacionit, lëkurën dhe ndihmon parandalimin e problemeve me veshkat dhe sëmundjeve të zemrës.

Falë pasurisë së vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve, panxhari duhet konsumuar rregullisht.

Mënyrat e gatimit të panxharit dhe përfshirjes së tij në receta të ndryshme janë tepër të larmishme.

Në recetën e rekomanduar më poshtë nga AgroËeb.org do të mësoni se si të shijoni panxharin duke i kombinuar me hudhër dhe vaj ulliri.

Përbërësit:

4 panxharë të përmasave mesatare

1 lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër

4-5 thelbinj hudhër të shtypur

Lëngu i një limoni

Kripë sipas dëshirës.

Përgatitja:

Pastrojini panxharët me një furçë kuzhine, lajini me ujë të bollshëm dhe më pas hidhini në një tenxhere.

Mbulojini me ujë dhe lërini të zihen në zjarr mesatar.

Për të kuptuar nëse janë zier plotësisht, ngulni një pirun dhe nëse panxharët janë të butë, hiqini nga zjarri.

Pasi të jenë ftohur, mund të hiqni lëkurat e tyre, megjithatë kjo është sipas dëshirës.

Prijini panxharët në feta të holla ose në katrorë.

Në një tas të vogël përzieni hudhrën, vajin e ullirit dhe lëngun e limonit.

Fetat e panxharit vendosini në pjatancën e servirjes dhe sipër tyre shtoni pak kripë dhe lëngun e limonit me hudhër dhe vaj ulliri.

Mbulojeni pjatancën dhe lërini fetat e panxharit të përthithin lëngun për të paktën gjysëm ore.

Servireni pjatancën në temperaturë ambienti.

Panxhari është një zhardhok që kombinohet shumë mirë me disa perime dhe barishte.

Ai përshtatet me karrotën, qepën, rukolën, lakrën, selinonë, barishtet e qepëve, kastravecin, spinaqin dhe avokadon.

Panxhari është partner i mirë edhe i gatimeve me mish.

Këtu përfshihet mishi i derrit, viçit, patës dhe peshku.

panxhari sallata tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.