Samanta Karavella shumë shpejtë do te sjellë projektin e ri muzikor. Këtë e ka bërë të ditur vet këngëtarja përmes llogarisë së saj ne Instagram.
Artistja ka postuar disa foto dhe video ne instastory ku shihet në studio me producentin kosovar të njohur si Cricket, ndërsa ka treguar edhe një pjesë të këngës.
Ndryshe projekti i saj i fundit muzikor është ai “Vonë” që e solli në bashkëpunim me reperin kosovar, Elinel. Një këngë kjo që u pëlqye shumë dhe ka marrë më shumë se një milion klikime në kanalin Youtube.