Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Samiti i 6 dhjetorit, si do të devijohet lëvizja e urbanëve nesër në Tiranë

18:35 / December 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
autobusi i tiranes se re 770x432 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bashkia e Tiranës ka publikuar një urdhër, të firmosur nga kryetari Erion Veliaj, në lidhje me lëvizjen e automjeteve, mjeteve të tonazhit të rëndë, por edhe për devijimin e lëvizjes së urbanëve gjatë ditës së nesërme, në kuadër të Samitit BE – Ballkani Perëndimor.

Sipas urdhrit në fjalë, do të ndalohet qarkullimi i automjeteve në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit, te Sheshi ‘Nënë Tereza’, rruga e Elbasanit, Bulevardi ‘Bajram Curri’, Bulevardi ‘Zhan Dark’ dhe rruga ‘Ibrahim Rugova’, nga ora 06:00 deri në orën 20:00 .

Po ashtu ndalohet qarkullimi i mjeteve me peshë mbi 7.5 ton dhe për mjetet e transportit të përzier.

Ndërkohë, sa i përket itinerarit të lëvizjes së urbanëve devijimi do të bëhet si më poshtë:

Linja nr.1/A, ‘Selitë-Kristal-Qendër-Stacioni i trenit-Allias’ dhe 1/B ‘Kodra e Diellit 2 – Kristal – Qendër – Stacioni i trenit – Allias’ pezullohet;
Linja nr.2 ‘TEG – Sauk i vjetër – Kopshti Zoologjik – Ish-Stacioni i trenit’ pezullohet;
Linja nr.3 ‘Kashar – Yzberisht – Qendër’ pezullohet;
Linja nr.4 ‘Qendër – QTU – Megatek – Citypark’ pezullohet;
Linja nr.5/B ‘Institut – Qendër’ pezullohet;
Linja nr.8 ‘Ish-stacioni i trenit – Qendër – Sauk i Ri/ Sauk i Vjetër/ Sanatorium – TEG’ pezullohet;
Linja nr.9 ‘Qytet Studenti – Jordan Misja’ pezullohet;
Linja nr.10/A ‘Materniteti i Ri – Qendër – Ish-Fusha e Aviacionit’ pezullohet;
Linja nr.13 ‘Tirana e Re’ pezullohet;
Linja nr.14 devijon te ura e Rrugës së Elbasanit dhe ura e rrugës ‘Sami Frashëri’;
Ndalohet qarkullimi i të gjithë mjeteve ndërqytetëse në rrugën e Elbasanit;
Ndalohet qarkullimi i të gjithë mjeteve artikulare në transportit qytetas dhe rreth qytetas;
Qarkullimi i mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit do të vazhdojë normalisht në të gjitha segmentet rrugore të mësipërme.

autobuse tirananews.al urban
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.