Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Samiti i BE, Policia Bashkiake-shoferëve: Lironi rrugicat ku do të kalojnë personalitetet e larta

10:33 / December 5, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
317951926 480309090914865 1915339546277954717 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tirana do të presë këtë të martë për herë të parë liderët e vendeve të Bashkimit Europian dhe të Ballkanit Perëndimor së bashku me drejtuesit më të lartë të institucioneve të Brukselit. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka hartuar një plan masash për organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë zhvillimit të Samitit.

Policia Bashkiake u bën thirrje qytetarëve që të lirojnë rrugët e rrugicat brenda itinerarit ku do të kalojnë dhe qëndrojnë personalitetet e larta shtetërore, si dhe zonën e kuqe, brenda së cilës për shkaqe sigurie, nuk do të lejohet parkimi dhe lëvizja me automjete në datën 6 Dhjetor.

“Në zbatim të masave të sigurisë, të vendosura në planin e përbashkët të masave me Policia Rrugore Tiranë, të hartuar për të garantuar Samitin e BE-së, i cili do të zhvillohet në datën 6 Dhjetor në Tiranë, shërbimet e Policisë Bashkiake dhe ato të Policisë Rrugore, pas vendosjes së sinjalistikës provizore ndaluese nga Bashkia Tiranë, si dhe pas njoftimeve të vendosura në të gjitha automjetet e parkuara, po lirojnë rrugët e rrugicat brenda itinerarit ku do të kalojnë dhe qëndrojnë personalitetet e larta shtetërore, si dhe zonën e kuqe, brenda së cilës për shkaqe sigurie, nuk do të lejohet parkimi dhe lëvizja me automjete në datën 6 Dhjetor”, thuhet në njoftim.

Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve, pasi në të kundërt automjetet do të lëvizen me karrotrec. “Duke falenderuar qytetarët për mirëkuptimin, u rikërkojmë, të lëvizin automjetet e tyre private, të cilat i kanë ende të parkuara brenda kësaj zonë të kuqe, pasi në të kundërt do të lëvizen me mjet ngritës, nga shërbimet policore, si dhe të kufizojnë sa të mundin lëvizjet me automjet në qytet, në datën 6 Dhjetor”, thuhet në njoftimin e policisë Bashkiake.

policia bashkiake samiti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.