Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Samiti i Europës në Tiranë, Costa dhe Rama letër liderëve. Tregohen 3 tematikat

16:17 / May 14, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 0210
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Europa do të jetë në Tiranë, dhe Shqipëria do të shndërrohet në kryefjalë në mbarë rajonin. Ndaj Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe kryeministri Edi Rama, u kanë drejtuar një ftesë të perbashkët liderëve nga BE-ja dhe më gjerë që marrin pjesë në samitin e 6-të të Komunitetit Politik Evropian që mbahet të enjten dhe premten në Tiranë. Në letër Costa e Rama shprehen se Evropa po përballet me një moment historik, të shënuar nga sfida të shumëanshme dhe komplekse. Motoja e samitit Evropa e re në një botë të re: Unitet-Bashkëpunim-Veprim i Përbashkët.

“Mbështetur në ecurinë e samiteve të mëparshme, Samiti i Tiranës do të jetë vendimtar për një platformë për rritjen e dialogut dhe thellimin e bashkëpunimit. Ne duhet që të kthehemi tek sfidat e përbashkëta me mundësinë për të çuar përpara objektivat tona. Ne do të zhvillojmë një seancë plenare të fokusuar në sigurinë dhe vizionin tonë të përbashkët për të ardhmen të Evropës, të ndjekura nga 3 tryeza tematike:

1-Siguria në Evropë dhe Forcimi i Qëndrueshmërisë Demokratike; Një Europë për 600 milionë qytetarë;
2-Rritja e konkurrencës dhe sigurisë evropiane përmes Inovacionit;
3-Një Evropë e hapur me kufij të sigurt dhe adresimi i sfidave të lëvizshmërisë.

Ndër të tjera në këtë letër thuhet se pasojat e saj e agresionit të Rusisë shtrihen shumë përtej kufijve të Ukrainës, duke kërcënuar sigurinë kolektive evropiane. Ekonomitë në vendet tona theksojne Rama e Costa po përballen me rreziqe fragmentimi, duke minuar zhvillimin e metejshem dhe aftësisë për të ruajtur rritjen dhe konkurrueshmërinë. Për ta migrimi i parregullt dhe instrumentalizimi i tij mbetet një sfidë e rëndësishme duke ndërlikuar përpjekjet për lëvizshmëri të sigurt dhe të rregullt të qytetarëve evropianë.

Costa europa Rama samiti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.