Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Samitin e Liderëve të Këshillit të Europës, i cili po mbahet në Reykjavik të Islandës.
Kreu i qeverisë po merr pjesë në takimin zyrtar, pas mbajtjes së zgjedhjeve vendore në vendin tonë, ku PS kryesoi në shumicën e bashkive.
Rama është ulur pranë homologut të tij britanik< Rishi Sunak gjatë samitit.
Në samit Rama ka takuar edhe homologun e tij malazez, Dritan Abazoviç.
“Me ma t’mirin e të tanve Rekjavik, Samiti i Liderëve të Këshillit të Europës”, ka shkruar Rama.