Parashikime dhe deklarimet të errëta vijnë nga ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev i cili aktualisht mban detyrën e zv.presidentit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Medvedev zgjodhi të komentonte dhe samitin e NATO që po mbahet në Vilnius, duke thënë se ai nuk po bën gjë tjetër, përveçse po afron Luftën e Tretë Botërore.
“Perëndimi është çmendur totalisht. Nuk mund të bënte ndryshe. Parashikueshmëria në nivele ekstreme, deri në idiotësi. Lufta e Tretë Botërore po afrohet”, u shpreh Medvedev.
Në ditën e parë të samitit të NATO, krerët e Aleancës u dakorduan për thjeshtëzimin e procesit të pranimit të Ukrainës, duke e anashkaluar Planin e Veprimit të Anëtarësimit. Presidenti Zelensky u shpreh i zemëruar me aleancën ushtarake duke thënë se është absurde që vendit të tij nuk i është përcaktuar një afat kohor për marrjen e një ftese për anëtarësim.