Në Madrid të Spanjës ka nisur punimet Samiti i NATO-s, ku mes 40 liderëve ka mbërritur presidenti i SHBA-së Joe Biden, i cili planifikon të njoftojë një forcim të konsiderueshëm të forcave përgjatë krahut lindor të aleancës pasi lufta e Rusisë në Ukrainë nuk tregon shenja ngadalësimi.
Udhëheqësit e NATO-s kanë hyrë në bisedime pasi Turqia hoqi kundërshtimet e saj ndaj bashkimit të Finlandës dhe Suedisë në aleancën ushtarake, duke krijuar terrenin për dy vendet neutrale për një kohë të gjatë për të hyrë në bllokun mbrojtës.
Liderët planifikojnë të bien dakord për angazhime të reja të mëdha të sigurisë, të ngjashme me të cilat nuk janë parë që nga Lufta e Ftohtë. Dje presidenti Biden tha se po dërgonte dy artileri shtesë në Stacionin Detar Rota në Spanjë, me qëllim që të forconte praninë detare amerikane në rajon.