Katër marrëveshje pritet të nënshkruhen sot në Beograd në kuadër të “Open Balkan”. Kryeministri i komanduar i Malit të Zi, shqiptari Dritan Abazoviç tha se përmes nismës rajonale duhet të lëvizim lirshëm dhe të shkrijmë kufijtë.
“Për bashkim për lëvizshmëri e për gjithçka që duhet të jetë një fryme për Ballkanin. Duke pasur parasysh krizën që mund të vijë në dimër, ne duhet t’i mbajmë kanalet e komunikimit të hapura, qytetarët janë të ngopur me akuzat, me nacionalizëm, duhet tu ofrojmë diçka tjetër.
Pse është e rëndësishme që tu ofrojmë diçka tjetër sot? Prania e Turqisë dhe Hungarisë tregon shum. Dje ishim në një panair verërash, a mund ta organizojmë këtë panair të vetëm? Sheh ndokush një gjë të keqe këtu? Sepse unë shikoj vetëm të mira dhe bashkëpunim.
Kushdo që dëshiron është i mirëpritur. Ne mbështetemi tek njëri-tjetri. Dikush do që të shkojë në Mal të Zi, duhet të shohë vetëm tabelën, “Mirëse erdhët në Mal të Zi”, e të vijojë rrugën”.