Kryeministri Edi Rama në samitin që po mbahet në Tiranë për Ukrainën e cila po luftohet prej 2 vitesh nga Rusia, gjatë fjalës u ka bërë thirrje vendeve më të fuqishme ekonomikisht që të japin mbështetje financiare e ushtarake për Ukrainën.
”Prania juaj na bën që të pranojmë diçka që na bashkon me popullin Ukrainas. Jemi këtu për të treguar mbështetjen për Ukrainën e popullin e saj. Duam të ripërtërijmë angazhimin tonë. Një paqe që respekton Ukrainën dhe të drejtat e saj.
Lexo edhe :
Related Posts
Mbetemi të vendosur përkrah Ukrainës. Jemi të vetëdijshëm për kufizimet tona! E them se sa të vetëdijshme jemi dhe nuk kemi kapacitetin për të ushtruar mbështetjen financiare e ushtarake, u bëj thirrje që të njohin rolin e tyre.
Mbijetesa e Ukrainës si një shtet i lirë varet nga mbështetja financiare e ushtarake që ata ofrojnë. Kjo mbështetje nuk duhet të jetë peng i interesave dritëshkurtër. Mënyra për ti dhënë fund luftës është të ndalim agresorin. Të ndalosh Ukrainën në vend që të ndalosh Putin e shndërron paqen në një bazë legjitimimi të një agresioni të mëtejshëm”,-tha Rama.