Komode, të rehatshme, supershik! Nëse jeni në kërkim të një palë sandaleve të reja për verën, ne nuk kemi dyshime: sandalet e sheshta janë modeli që duhet patjetër.
Perfekt për pushime në det dhe jo vetëm, pasi janë alternativa më e freskët e atleteve, mokasinëve dhe këpucëve balerinë në ditët ku termometri shënon 40 gradë Celsius.
Qofshin këto casual apo më elegante, sandalet e sheshta do ju shoqërojnë për të gjithë stinën, prandaj mos humbni kohë, shihni galerinë dhe zgjidhni modelin që dëshironi.