Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Sanksion i ri, G7 kufizon aksesin e Rusisë në ar

20:58 / March 24, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ari rus
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vendosja e sanksioneve ndaj diktatorit të Kremlinit, Vladimir Putin është shtrënguar sërish.

Aleatët perëndimorë duan të përdorin masa të reja për të parandaluar Rusinë të anashkalojë sanksionet e vendosura ndërkombëtarisht dhe po fokusohen në tregtinë e arit. 

Çdo transaksion që përfshin arin në lidhje me Bankën Qendrore ruse do të jetë subjekt i sanksioneve, njoftoi të enjten një zyrtar i lartë amerikan.

Fuqitë kryesore ekonomike demokratike (G7) dhe Bashkimi Evropian duan të pengojnë Bankën Qendrore ruse të përdorë rezervat ndërkombëtare,përfshirë arin, për të mbështetur ekonominë ruse. 

“Nuk do të lejohet të anashkalojë sanksionet”, tha ai.

“Ne e kuptojmë se Rusia po përpiqet të përdorë rezervat e saj të arit për të mbështetur rublën, domethënë të shesë arin e saj për të blerë rubla,” tha zyrtari amerikan. 

Rusia ka një sasi të konsiderueshme ari, që vlerësohet të jetë midis 100 dhe 240 miliardë dollarë. 

Kjo është rreth 20 për qind e rezervave totale që Rusia kishte përpara se të pushtonte Ukrainën. 

“Ne duam t’i privojmë Rusisë mundësinë për të përdorur arin e saj për të mbështetur monedhën e saj.”

Duke pasur parasysh luftën e agresionit rus kundër Ukrainës, tre takime kryesore po zhvillohen në Bruksel këtë të enjte, një samit i posaçëm i NATO-s, një samit i BE-së dhe një samit i G7.

SHBA, BE dhe partnerë të tjerë perëndimorë kanë vendosur tashmë sanksione shumë të ashpra ndaj Rusisë që nga fillimi i luftës në Ukrainë. 

Në mes të marsit, ata ranë dakord të tërhiqnin koncesionet tregtare nga Federata Ruse, duke hapur rrugën për tarifa më të larta për mallrat ruse.

Sanksione u vendosën edhe ndaj bankave më të mëdha dhe Bankës Qendrore ruse. 

SHBA ndaloi importin e naftës nga Rusia. 

Për më tepër, shumë kompani po ndërpresin biznesin e tyre me Rusinë me dëshirën e tyre.

g7 kufizon rusise
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.