Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Sanremo 2024, më të mirat e mbrëmjes së tretë! Sërish polemika për kërcimin “qua qua” me travoltën! Ermal Meta rikthehet me këngën e tij fituese

16:29 / February 10, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sanremo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me këngë, poezi dhe performanca artistike të përzgjedhura , ngjarja më e madhe muzikore në Itali, e nisur në 7 shkurt, ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

Mbrëmja e tretë e edicionit të 74-të të Festivalit të Sanremos, që mbajti mbërthyer para ekranit mbi 12 milionë spektatorë, nisi me polemika.

Ndonëse tashmë është hequr nga kanalet zyrtare video-ja e të ftuarit special të së mërkurës, aktorit hollyvudian John Travolta teksa kërcen baletin argëtues italian “qua qua”, disa thonë për shkak të kritikave, të tjerë aludojnë për një reklamë ‘okulte’ të tij, ende flitet për të.

Aq sa edhe Amadeus,  i shpallur ‘fajtor’ që e shoqëroi Travoltën bashkë me Fiorellon në atë performancë humoristike, u shpreh se  “ u fol më shumë se ç’duhej për Travoltën, aq sa nuk iu dha pesha e duhur dëshmisë së Allevi”.

Një festival global, natyrisht edhe për të ftuarit, si interpreti çmim Oscar Russell Croëe, që u rikthye në skenën e Ariston pas 23 vjetësh  duke performuar “Let the light shine” me The Gentlemen Barbers.

Gara vijoi spektakolare me 15 performanca, ku Amadeus i transformoi konkurentët edhe në moderatorë. Emra të afirmuar të skenës italiane si Loredana Berte, Mahmood, Ema Marrone, “Il Volo” interpretuan këngë ‘cover’ në duet me të tjerë artistë.

I ftuar ishte edhe këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta, që këndoi me artistin e ri Maninni “Non mi avete fatto niente” me të cilën triumfoi në edicionin e 68-të të Sanremos.

Në përfundim të saj u zgjodhën 5 më të mirët, përmes votës së publikut dhe jurisë së radios.

Për ironinë dhe inteligjencën e saj, Teresa Mannino si bashkëprezantatore është pritur me entuziazëm, edhe pse ajo vetë thotë se “ky nuk është habitati i saj”. 

Në monologun e natës së tretë që u mbajt gjatë mesnatës, ajo foli për superioritetin e njeriut ndaj kafshëve, mbi perfeksionin e natyrës dhe se si ne ia kemi dalë ta shkatërrojmë planetin tokë në vetëm 2 milionë vjet.

Një nga momentet më kulminante ai i performancës së Eros Ramazotit që solli një version emocionues të këngës “Terra promessa”, 40 vjet pas debutit me të në Festival. Përmes saj ai bën edhe një apel për paqe.

“Thuajse 500 milionë fëmijë nuk do ta shohin kurrë Tokën e Premtuar. Mjaft me gjakderdhje, mjaft me luftë. Paqe”, tha Ramazotti.

I dhanë më shumë gjallëri skenës, Paola e Chiara të ribashkuara që kënduan “Furore”, e më tej pasi dhe të ftuar të tjerë si aktorja Sabrina Ferilli.

Asgjë mangut yjeve hollivudian, “djali i përjetshëm’ i muzikës, Gianni Morandi, i cili një gjysmë shekulli pas debutit të tij në Sanremo, ngre sërish publikun në këmbë.

Sanremo shënon finalen mbrëmjen e kësaj të shtune. Do të performojnë 30 konkurrentët, si dhe në fund do të shpallet fituesi që do të përfaqësojë Italinë në Eurosong.

Ermal Meta kercimin sanremo
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Luizi nuk e zbatoi “urdhërin” e gruas, reagon Kiara!

23:00 / February 9, 2026

“Kam tentuar t’i jap fund jetës”, rrëfimi i Luiz Ejllit: I kisha humbur shpresat

21:18 / February 9, 2026

Do shpikësh ndonjë sëmundje tjetër?/ Luizi i përgjigjet me qetësi kunjave të Mateos

18:03 / February 8, 2026

Stelina tregon bisedën me bashkëshorten e Mirit: Ajo e di si është e vërteta

17:40 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.