Sapo kishte lënë punën dhe po ngjitej në ashensorin që e nxirrte në katin e parë të pallatit, por u plagos pasi ashensori u shkëput.
Burime për Tirananews bëjnë të ditur se 24-vjeçarja ishte studente dhe punonte si shitëse në një furrë buke, që ndodhej në katin e poshtëm të pallatit. Fati i saj që thjesht do të duhej të dilte në katin e parë të pallatit për të dalë nga godina në momentin kur ashensori u shkëput. Mësohet se tekniku i ashensorit për herë të fundit kishte qenë vetëm dy muaj më parë. Ashensori ka pasur probleme, pasi ka qenë vetë pronari i furrës së bukës që e kishte lajmëruar, ndërkohë që me procedurë kontrolli i ashensorit bëhet çdo muaj.