Luizi Ejlli ka ndarë me ndjekësit e tij një shqetësim përmes një videoje, e cila ka shërbyer edhe për të përcjellë një mesazh të rëndësishëm.
Luizi shprehet se kohët e fundit ka marrë gjoba të majme, për shpejtësi tej normave, mosvendosje të rripit dhe për përdorim telefoni gjatë kohës që ishte në timon.
“Sapo u çova prej gjumit, sepse si Shkodran e kemi zakon të flemë në zheg, na e ka qejfi kështu. Thashë po kontrolloj makinën për gjoba dhe, çfarë të shihja. Gjobë për shpejtësi, gjobë për rrip, për përdorim telefoni. Tani u binda që të kesh mik kë të duash, me polic, me ministër, me kryeministër, mor kë të duash, ky radari qenka… Janë dhe këta dronët tani. Shkurt muhabeti, u vesha po shkoj t’i paguaj, s’po jua them se sa, por mend për herë të tjera. Dhe meqë ra fjala, ndoshta do duket si mesazh sensibilizues, por le ta marrin si të duan, ecni avash, vendosni rripat dhe mos kujdes rrugën”, thotë këngëtari.