Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Saranda 20% më lirë këtë verë, kryebashkiaku thirrje qeverisë: Të zgjerohet harta e plazheve të reja

20:59 / May 5, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gurma A
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qyteti bregdetar i Sarandës po bëhet gati për sezonin veror duke parashikuar ulje të çmimeve në masën 20% për të nidhmuar kështu turizmin e goditur rëndë nga pandemia COVID-19. Lajmin e bëri të ditur kryetari i Bashkisë Sarandë, Adrian Gurma, përmes emisionit “Vizioni i Pasdites” ku zbuloi gjithashtu rekomandimet që bashkia e qytetit bregdetar i ka dërguar qeverisë në përshtatje të rregullave të reja.

“Realisht ka pasur mjaft anullime, por me shpresën që situate do të kalojë. Të gjithë operatorët janë të përgatitur. Hapi i parë është lëvizja brenda vendit dhe më pas fluksi dhe destinacioni do të jetë Saranda. E them këtë jo nga ajo që kemi parë, por nga operatorët turistik ofrohet një paket 20% më lire, nga vitet e tjera.Ne jemi aksesuar me protokollin e ri të masave dhe jemi në fazën e implementimit të këtij protokolli. Në bashkinë e Sarandës kushtet janë më specifike, se dhe vija kufitare është më e reduktuar. Saranda e ka të copëzuar vijën kufitare. Kemi çuar që harta të zgjerohet me plazhe te reja. Të respektohen masat dhe protokollet , por duke shtuar stacione të reja duke parashikuar fluks turistës”, tha ai.

Në fund të intervistës, kryebashkiaku Gurma bëri dhe një apel të fortë për bizneset, të cilat i nxiti të respektojnë të gjitha masat e nevojshme, për të garantuar shëndetin publik. “Bashkia e Sarandës ka marrë masa të shumta për të respektuar distancën fizike në plazhe, për shkak edhe të protokolleve të reja të sigurisë, që ka nxjerrë qeveria.Bizneset duhet të garantojnë në rradhë të parë sigurinë, rregullat strikte, distancimin social dhe të jenë mikpritëse më shumë se vitet e tjera”, përfundoi kreu i Bashkisë së Sarandës.

kryebashkiaku plazheve saranda VERE
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.