Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Saranda çel sezonin veror, qytetarët dhe turistët mbushin bulevardin e qytetit

22:55 / June 6, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
007 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Saranda ka çelur zyrtarisht sezonin turistik me edicionin e dytë të “Saranda Fish Festival”, një event kulinar që po kthehet në një traditë të dashur për qytetin bregdetar. Nën tingujt e muzikës dhe aromën karakteristike të kuzhinës së detit, bulevardi i Sarandës u mbush me qytetarë dhe turistë të shumtë, të ardhur për të shijuar atmosferën e festës.

Këtë vit, festivali mori një vëmendje të veçantë falë pjesëmarrjes së një delegacioni zyrtar nga qyteti francez i Mentonit, një ndër qytetet më të njohura të rivierës franceze, me të cilin Saranda ka nisur procesin e binjakëzimit. Delegacioni përfshinte figura të larta të pushtetit vendor dhe disa nga shefat më të mirë të kuzhinës franceze.

Në fjalën e tij, Kryetari i Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi.

“Saranda Fish Festival nuk është vetëm një festë e kulinarisë lokale, por edhe një mundësi konkrete për të ndërtuar ura bashkëpunimi me qytete të tjera mesdhetare. Jemi të përkushtuar që përmes këtij binjakëzimi me Mentonin, të rrisim cilësinë e shërbimeve, të shkëmbejmë eksperienca dhe të promovojmë Sarandën si një destinacion turistik të nivelit europian.”

Ndërsa nënkryetari i Bashkisë së Mentonit, i emocionuar nga mikpritja, u shpreh se Saranda është një qytet me potencial të jashtëzakonshëm.

“Sa herë vij në Shqipëri, e kam zemrën kuq e zi. Ndihem i emocionuar dhe i impresionuar nga Saranda, një qytet me potencial të jashtëzakonshëm.”

Në festival morën pjesë një pjesë e madhe e restoranteve të qytetit, të cilët prezantuan pjata të ndryshme me bazë peshkun dhe produktet e detit. Pronarët e lokaleve e shohin këtë ngjarje si një mundësi të vlefshme për të promovuar gastronominë vendase dhe për të tërhequr turistë të rinj.

“Për ne është një vitrinë ideale për të treguar cilësinë e ushqimit që ofrojmë dhe për të promovuar prodhimet tona,” tha një nga bizneseve të sektorit të kulinarisë lokale.

Gjatë gjithë mbrëmjes, bulevardi i Sarandës pulsoi nga gjallëria e vizitorëve vendas dhe të huaj, që shijuan jo vetëm pjatat e përgatitura me pasion, por edhe atmosferën e një qyteti që po ngrihet gjithnjë e më shumë në hartën turistike të Mesdheut.

bulevardin cel saranda sezonin veror
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ambasada Amerikane paralajmëron qytetarët për protestën e 10 Shkurtit në Tiranë

22:42 / February 9, 2026

Shkëlqim Hajdari merr detyrën si prefekt i Tiranës

13:17 / February 9, 2026

Pasuritë e krimit kthehen në shërbim të komunitetit, hapet thirrja për financimin e projekteve të OJF-ve

12:25 / February 9, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

08:00 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.