Një 4-vjeçare është rrëzuar nga kati i dytë i banesës në fshatin Berdenesh të Sarandës.
Gjatë rrëzimit, e mitura me iniciale A.N. ka pësuar dëmtime në kokë.
Gjendja e saj shëndetësore paraqitet e rëndë. Ndaj do të niset me helikopter drejt spitalit të Traumës në kryeqytet, për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
