Kryetari i Parlamentit Evropian, David Sassoli do vizitojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut . Vizita vjen vetëm pak kohë pas refuzimit të hapjes së negociatave të anëtarësimit të dy vendeve në Bashkimin Evropian.
Sassoli në fjalën e tij para vizitës në Maqedoninë e Veriut është shprehur se Shqipëria dhe fqinji i saj e meritonin plotësisht hapjen e negociatave, por pavarësisht Franca vendosi veton.
“Vizita në Maqedoninë e Veriut, dhe shumë shpejt në Shqipëri, ka një rëndësi më të lartë për mua personalisht në këtë moment. Ne e dimë që popullsia në të dy vendet është zhgënjyer shumë nga dështimi i Këshillit për të rënë dakord për hapjen e bisedimeve të pranimit për shkak të vetos së disa shteteve anëtare. Ne e kuptojmë dhe e ndajmë këtë zhgënjim. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë zbatuar reformat që ne kërkuam prej tyre dhe tani meritojnë të shpërblehen për përpjekjet e tyre të jashtëzakonshme. Për më tepër, dua t’u bëj thirrje qytetarëve dhe veçanërisht brezit të ri: Mos hiqni shpresën, ju lutemi qëndroni në rrugën evropiane. Parlamenti Evropian qëndron me ju.
Me një shumicë të madhe votash, Parlamenti Evropian ka ritheksuar mbështetjen e tij të plotë për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë një javë më parë. Ne nuk do të heshtim por i nxisim shtetet e BE të marrin një vendim unanimisht në favor të bisedimeve të pranimit në takimin e ardhshëm.
Ndërkohë, ne i inkurajojmë të dy vendet të vazhdojnë në rrugët e tyre të reformës. Jemi të bindur që, përkundër shtyrjes, kjo kohë nuk harxhohet. Reformat e kryera në rrugën e anëtarësimit të plotë në BE janë në interesin më të mirë të vendeve dhe qytetarëve të tyre, dhe do të përfitojnë para së gjithash dhe brezin e ri që meriton një të ardhme më të mirë ” është shprehur Sassoli.”