Sazan Guri, ambjentalisti që kemi parë e dëgjuar kudo nëpër Shqipëri, ka bërë sonte një postim ku tregon 10 arësyet për të qenë të qetë pas tërmetit të 26 nëntorit 2019. Ndër të tjera ai shkruan në profiling e tij në fb:
“Dhjetë arsye, pse duhet të jeni
përfundimisht të qetë (aq sa ç’hipën në avion ose shkon në një operacion) se
siguria e sigurtë pothuajse nuk ekziston:
1. Nuk është vërteteuar në asnjë rast pas 2300 vjetësh matjesh (me gojë apo me
tregime), tërmet i tretë rradhasi ose pas pak vjetësh, më i madh jo se jo.
2. Shqipëria s’ka prodhuar në asnjë rast tërmet më të madh se 6,6 Rihter ose 9
ballë Merkali që me sa duket, do 1500 vjet të grumbulloje energji për kaq shpërthim.
3. Tërmeti s’ka lidhje me kataklizmot sipër tokës, me natën me ditën, me puset
e shpimit (si milingona të shtyjë një elefant).
4. Tërmeti s’ka rregulla në ndodhinë e vet, por një farë ligjshmërie e ka, që
dmth këtë lloj energjie e grumbullon për kaq vjetë, 1500 vjet psh atë me 6,3, për
200 vjet atë me 5,4 dhe për 40 vjet psh ato nën 5,5
5. Tërmeti ka lidhje me ngritjen 10cm, se ndryshe mali i Tomorrit 2470m do
rrinte 2000 m nën det si 65 milion vjet përpara, ose mali i Dajtit do rrinte
100m nën det si 8 milion vjet më parë.
6. Tërmeti ka lidhje me gazin e shpërthyer në Rodon dhe me kanalin gjatësor të
çarë 1 m, sepse këto janë pjese e proçesit.
Tani më kryesoret:
7. Tërmeti i 21 shtatorit nuk shpërtheu
tërmete të vegjël, si 5.5, 4.5 etj., pas tij , ndaj u krijua boshllëk sizmik që
dmth energji ose tërmet i fshehur, ndaj dhe plasi me një te dyte 6.4
8. Tërmeti i 26 nëntorit me 600,000 ton shpërthim sa bomba e Hiroshimës, po shpërthen
disa me 5.4; dhjetëra me 4.5; qindra me 4.0 dhe mijëra me 3.5, që dmth
150-200,000 ton të nxjerra, deri me tash 8 dite dhe përgjate dy muajve në vijim
do zoti të nxjerrë edhe 200,000 të tjera, që 200,000 e treta të ngelura kërkojnë
200 vjet të grumbullojnë energjinë e të japë një tërmet prej 6.3 që e thamë më
lart.
9. Tërmeti me 26 nëntor është tërmet njerëzor, dhe jo natyror, sepse nuk shkau
toka, as u zhyt këneta, as u bë lëng rëra, as u zhytën pallatet brenda tokës,
por njëri u shemb dhe tjetri pranë ndenjti si pasha, në këmbë.
10. Tërmeti e bën njeriun të mencur, se ndryshe njeriu do rrinte me kasolle,
sepse mos të ishte tërmeti pse do zhvillohej shkenca e rezistencës se
materialeve dhe të shkembit, që kërkon gjeologjinë, sizmologjinë, fizikeë,
matematikën, kiminë, oqeanografinë, etj.